Mbi 700 mijë të vdekur nga koronavirusi në tërë botën, një viktimë në çdo 15 sekonda - Gazeta Express
string(83) "mbi-700-mije-te-vdekur-nga-koronavirusi-ne-tere-boten-nje-viktime-ne-cdo-15-sekonda"

Gazeta Express

05/08/2020 10:21

Mbi 700 mijë të vdekur nga koronavirusi në tërë botën, një viktimë në çdo 15 sekonda

Gazeta Express

05/08/2020 10:21

Sipas të dhënave të agjencisë Reuters, numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në tërë botën ka shkuar në mbi 700 mijë. Shifrat më të mëdha të të vdekurve po i shënojnë Shtetet e Bashkuara, Brazili, India dhe Meksika.

Rreth 5 mijë e 900 persona po vdesin nga Covid-19 çdo 24 orë në nivel botëror, sipas të dhënave të kësaj agjencie, të nxjerra nga statistikat e dy javëve të fundit. Kjo nënkupton që janë shënuar mesatarisht 247 të vdekur në orë ose një i vdekur për çdo 15 sekonda, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se përhapja e koronavirusit është nën kontroll për aq sa ekzistojnë mundësitë, ndonëse në ShBA janë shënuar mbi 155 mijë viktima, që është shifra më e lartë në botë.

“Ata po vdesin, kjo është e vërtetë. Por kjo nuk nënkupton që ne nuk po bëjmë gjithçka që mundemi. Është nën kontroll për aq sa mund të kontrollohet. Kjo është një epidemi e tmerrshme”, tha ai gjatë një interviste.

Në Brazil, presidenti Jair Bolsonaro e ka minimizuar efektin e pandemisë dhe i ka kundërshtuar masat kufizuese, ndonëse disa anëtarë të kabinetit të tij janë infektuar me virusin e ri.

Koronavirusi ishte përhapur fillimisht më pak në Amerikën Latine, ku banojnë rreth 640 milionë njerëz. Megjithatë, zyrtarët u përballën me vështirësi për ta kontrolluar përhapjen e madhe më vonë për shkak të varfërisë në rajon dhe qyteteve me popullsi të dendur.