Mbi 6 mijë nxënës dhe afro 1 mijë e 500 mësimdhënës të infektuar me COVID në Kosovë - Gazeta Express
string(83) "mbi-6-mije-nxenes-dhe-afro-1-mije-e-500-mesimdhenes-te-infektuar-me-covid-ne-kosove"

Mbi 6 mijë nxënës dhe afro 1 mijë e 500 mësimdhënës të infektuar me COVID në Kosovë

Gazeta Express

28/01/2022 20:47

Gazetare: Erza Elezaj

Zëvendësministrja e Arsimit Maloku-Bërdyna, njoftoi se me Covid-19 janë infektuar mbi 6 mijë nxënës dhe afër 1 mijë e 500 mësimdhënës.

Lexo Edhe:

Sikurse krejt popullatën, Covid 19 po prekë edhe fëmijët.

Si shkak i kësaj janë mbyllur disa shkolla në krejt vendin.

Për këtë gjatë ditës foli në një konferencë, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna.

Maloku-Bërdyna, njoftoi se me Covid-19 janë infektuar mbi 6000 nxënës dhe afër 1500 mësimdhënës.

Këtë konferencë Maloku Bërdyna e shfrytëzoi për të bërë thirrje që të respektohen masat anti-Covid, që të mundësohet prezenca fizike në shkolla.

Zëvëndësministrja njoftoi edhe se Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për programin Fulbright. të shkëmbimit akademik SHBA-Kosovë.

VIDEO