Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë - Gazeta Express
string(45) "mbi-5-mije-raste-aktive-me-covid-19-ne-kosove"

Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

16/01/2021 10:26

Që nga fillimi i paraqitjes së rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, 1 mijë e 399 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 5 mijë e 164.

Mbi 55 mijë kosovarë janë infektuar me Covid-19, ndërsa janë shëruar 48 mijë e 572 pacientë.

Lexo Edhe:

“Numri total i rasteve pozitive është 55,135 raste nga 205,352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,399 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48,572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,164”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dje njoftoi se tashmë në Kosovë kanë arritur frigoriferët për ruajtjen e vaksinave anti-Covid, ndërsa kanë bërë përgatitjet e duhura që së shpejti të fillojnë me procesin e vaksinimit.