Mbi 25 milionë turistë do t’i kalojnë pushimet këtë vit në Itali - Gazeta Express
string(63) "mbi-25-milione-turiste-do-ti-kalojne-pushimet-kete-vit-ne-itali"

Mbi 25 milionë turistë do t’i kalojnë pushimet këtë vit në Itali

Fun

Gazeta Express

16/06/2021 12:57

“Gjërat po ndryshojnë pasi tani kemi vaksinat dhe e shohim të ardhmen më të qetë, e duhet të rindërtojmë vendin nga një periudhë mjaft e vështirë”, u shpreh Ministri italian i Turizmit Massimo Gravaglia duke komentuar të dhënat e para mbi fluksin e turistëve të huaj në Itali në këtë sezon të ri turistik.

Janë rreth 25 milionë turistë që kanë prenotuar pushimet në Itali e 12.3 milionë prej tyre janë turistë të huaj.

Lexo Edhe:

Në muajt qershor-shtator 2021 shënohen 15.3% turistë më shumë  në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

Shumica e turistëve të huaj janë francezë, gjermanë, spanjollë e amerikanë.

Ka një reduktim të dukshëm të turistëve anglezë, kjo për shkak dhe të rregullave më strikte që Italia ka për turistët që vijnë nga Britania e Madhe, me preokupimin e varianteve të reja të Covid 19 që po shënohen në këtë vend gjatë javëve të fundit.

48.4% e turistëve të huaj kanë zgjedhur të pushojnë këtë verë në bregdetin italian, ndërsa 15.2% e tyre në bukuritë malore e 12.3% kanë preferuar qytetet italiane të artit.

Vendet më të preferuara nga turistët e huaj janë Siçilia, Puglia e Toskana.

Ministri italian i turizmit thotë se këto të dhëna janë mjaft pozitive, pa harruar vitin e tmerrshëm 2020 kur Italia regjistroi 74 milionë turistë më pak se 2019, prej të cilëve 43,4 milionë ishin të huaj e 30.3 milionë turistë italianë.

Mjaft pozitiv shfaqet dhe turizmi i brendshëm. Bonus turizmi që shteti italian ka vënë në dispozicion për çdo qytetar italian me një limit të ardhurash vjetore po funksionon mirë.