Mbi 20 të vdekur nga helmimi me alkool në Turqi


Gazeta Express
23 Korrik 2019 15:21

Më shumë se 20 vetë kanë vdekur nga helmimi me alkool në Turqi gjatë muajit të kaluar, sipas një raporti të medias turke, pasi taksat e larta të alkoolit i kanë detyruar turqit të konsumojnë raki të prodhuar ilegalisht.

Televizioni Aberturk raportoi gjatë fundjavës se një njeri në provincën jugore të Adanës vdiq nga helmimi me metanol, i cili ishte vdekja e 12-të në Adana javën e shkuar, raporton Reuters.

Vdekjet kanë ndodhur pasi tatimi mbi pije në korrik u rrit me tetë për qind.

Një litër e rakisë turke tani kushton më shumë se 200 lira (35.29 dollarë), transmeton KosovaPress.

Dhoma e Inxhinierëve Kimikë (KMO) tha se askund në botë tatimi mbi pije alkoolike nuk është më i lartë se në Turqi.

Që kur erdhi në pushtet presidenti Recep Tayyip Erdogan, taksat mbi alkoolin janë rritur ndjeshëm, dhe që nga viti 2013, reklamimi i alkoolit dhe cigareve është ndaluar.

Te fundit


Kthehu lart