Mbi 20 për qind janë rritur pagat në arsim


load
Gazeta Express
9 Nëntor 2019 11:35

Për dy vjet, të punësuarit  në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë luftuan për rritjen e tretë të pagave  me të cilën në llogaritë e tyre për dy muaj do të kenë edhe 10 për qind më tepër. Mësimdhënësit shtatorin e kaluar dhe këtë shtator morën nga pesë për qind rritje.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe përfaqësuesit e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) të udhëhequr nga kryetari i tyre Jakim Nedelkov mbrëmë i dakorduan 10 për qind të reja rritje të pagave të cilat do të vlejnë nga janari i vitit 2020.

Për ministrin Ademi ky është moment historik sepse kjo është, siç tha, plotësisht, rritja e tretë  pas atyre që mësimdhënësit i morën shtatorin e kaluar dhe këtë shtator me nga pesë për qind, duke theksuar se në përgjithsi pagat janë rritur për 21,3 për qind në një mandat.

Për zhvendosje të pagës për tre muaj më herët, në janar në vend se në muajin prill siç ishte propozuar më parë, në Buxhet do të  ndahen plotësisht 1,4 miliard denarë.

Ademi tha se mësimdhënësit meritojnë paga më të larta dhe se gjithmonë MASH do të jetë në anën e tyre, por që tani për tani ato janë mundësitë.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov  pas marrëveshjes së mbrëmshme theksoi se është i kënaqur nga rrjedha e raundit të fundit të negociatave pas disa takimeve me ministrin e Arsimit, por theksoi se  kjo nuk do të thotë mbyllje e çështjes së statusit të mësimdhënësve, por është fillim i negociatave të reja konstruktive për çështje plotësuese të problemeve tjera të të punësuarve dhe anëtarëve  të Sindikatës,  siç është regresi për pushim vjetor, kthim i shpenzimeve reale për transport në vendin e punës, vlerësimi real i punës  në paralele të kombinuara,  pagesa reale e orëve shtesë  në mësim etj.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkov në konferencën për shtyp pas shpalljes së marrëveshjes  mes MASH dhe SASHK tha se  qeverinë të cilën ata e kanë udhëhequr ka lidhur marrëveshje kolektive me të cilën është parashikuar  rritja dinamike e pagave prej 25 për qind dhe se kjo qeveri për tre vjet në pushtet nuk ka bërë kurrfarë rritje të pagave me çka sipas tij, shkelet marrëveshja kolektive.

Nga opozita thonë se e mbështesin çdo rritje të pagave të të punësuarve  e cila duhet të bëhet në bazë të ekonomisë së zhvilluar dhe të shëndoshë.

Te fundit


Kthehu lart