Situata e pandemisë vijon të jetë e rëndë edhe në Itali.
Autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit kanë arritur të kryejnë 335 mijë e 983 testime, me një shkallë pozitiviteti prej 5,1%.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 343 persona, duke e çuar në total numrin e viktimave në 98 mijë 288 persona.
Gjatë kësaj kohe në Itali janë regjistruar edhe 17 mijë e 33 raste të reja me koronavirus.
Aktualisht, në spitalet në Itali janë mbi 9 mijë persona janë në terapi intensive, ndërsa në total janë mbi 62 mijë persona të shtruar në spital.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...