Mbi 150 ushtarë të angazhuar në ditën e inaugurimit të Bidenit dalin pozitivë për Covid-19 - Gazeta Express
string(90) "mbi-150-ushtare-te-angazhuar-ne-diten-e-inaugurimit-te-bidenit-dalin-pozitive-per-covid-19"

Mbi 150 ushtarë të angazhuar në ditën e inaugurimit të Bidenit dalin pozitivë për Covid-19

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 8:19

Mbi 150 pjesëtarë të Gardës Kombëtare, të cilët ishin angazhuar për të ofruar siguri në ditën e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Joe Biden, kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19, tha të premten një zyrtar i ShBA-së.

Duke folur në kushte anonimiteti, ky zyrtar tha se numri i ushtarëve që dalin pozitivë në test mund të rritet, por përsëri është shifër e vogël në krahasim me numrin prej 25.000 trupash të angazhuar për këtë proces në ditët e fundit.

Lexo Edhe:

Përmes një deklarate, Garda Kombëtare tha se nuk do të diskutojë për rastet me koronavirus, por personeli është duke i ndjekur udhëzimet e Qendrave për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, përfshirë kontrollimin e temperaturës trupore me rastin e daljes së ushtarëve nga shtëpia dhe arritjes në qytet.

Ushtria tha se janë duke u organizuar procedurat që mijëra trupa të kthehen në shtëpitë e tyre dhe se rreth 15.000 sosh pritet të largohen nga Uashingtoni në pesë deri në dhjetë ditët e ardhshme, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Rreth 7.000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare pritet të qëndrojnë në kryeqytet së paku deri në fund të këtij muaji, thanë zyrtarët, ndërsa së paku 5.000 trupa pritet të mbeten aty deri në mesin e marsit, por shifrat dhe periudha kohore e qëndrimit të tyre mund të ndryshojnë.