Mbi 100 tifozë të Romës mbërrijnë në portin e Durrësit, policia merr masa - Gazeta Express
string(72) "mbi-100-tifoze-te-romes-mberrijne-ne-portin-e-durresit-policia-merr-masa"

Shqiperi

Gazeta Express

24/05/2022 11:00

Mbi 100 tifozë të Romës mbërrijnë në portin e Durrësit, policia merr masa

Shqiperi

Gazeta Express

24/05/2022 11:00

Rreth 100 tifozë të ekipit italian të Romës kanë mbërritur, mëngjesin e kësaj të marte, në Portin e Durrësit nëpërmjet linjës së tragetit Bari-Durrës.

Tifozët kanë ardhur në mënyrë të organizuar, ndërsa policia lokale ka marrë masa për shoqërimin e tyre dhe krijimin e korsive të dedikuara për transportin e tyre drejt kryeqytetit apo hoteleve ku kanë prenotuar. Ndërkohë pritet që mëngjesin e së mërkurës të mbërrijnë nëpërmjet linjës së trageteve mbi 350 tifozë të tjerë të ekipit të Romës, të cilët gjithashtu do të shoqërohen nga forcat e policisë.

Lexo Edhe:

Përveç aeroportit të Tiranës, porti i Durrësit do të jetë porta tjetër hyrëse ku pritet të vijnë disa qindra tifozë për finalen e Conference League, që do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë.