Mbi 100 milionë të infektuar me COVID-19 në botë - Gazeta Express
string(48) "mbi-100-milione-te-infektuar-me-covid-19-ne-bote"

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 18:09

Mbi 100 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 18:09

100 milionë e 486 mijë e 796 persona raportohet të jenë infektuar me virusin COVID-19 në botë, raporton Gazeta Express.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, 2 milionë e 156 mijë e 109 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 72 milionë e 486 mijë e 122 janë shëruar nga koronavirusi.

Lexo Edhe:

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve me 25 milionë e 874 mijë e 814 të infektuar, pastaj India me 10 milionë e 689 mijë e 202 raste, Brazili me 8 milionë e 881 mijë e 853 raste, Rusia me 3 milionë e 756 mijë e 931 raste dhe Britania me 3 milionë e 689 mijë e 746 raste.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 58 mijë e 687 raste nga 223 mijë e 505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 471 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shëruar 256 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51 mijë 337 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.879./GazetaExpress/