Mbi 10 persona në vetizolim në Gjilan për shkak të kontaktit me të infektuarin më të ri - Gazeta Express
string(87) "mbi-10-persona-ne-vetizolim-ne-gjilan-per-shkak-te-kontaktit-me-te-infektuarin-me-te-ri"

Arbër Jashari

08/04/2020 12:59

Mbi 10 persona në vetizolim në Gjilan për shkak të kontaktit me të infektuarin më të ri

Arbër Jashari

08/04/2020 12:59

Dje në Gjilan është njoftuar edhe për një rast të ri pozitiv me koronavirus. Bëhet e ditur se i infektuari është një 56-vjeçar. Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, i tha Gazetës Express se janë mbi 10 persona përpos familjes së ngushtë që janë vetizoluar si pasojë e kontaktit me të infektuarin në 10 ditët e fundit.

Numri i përgjithshëm i personave të prekur në komunën e Gjilanit ka arritur në 19 pasi edhe një rast i ri doli pozitiv nga testimet e mbrëmshme të IKSHP-së.

Lexo Edhe:

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, tha për Express se personat që kanë pasur kontakt me të infektuarin janë në vetizolim.

“Jemi në grumbullim të informatave dhe thuajse lista është gati, nga mbrëmë të gjithë ata që kanë pasur kontakt me personin janë në vetizolim”, ka thënë Ismajli.

Ai po ashtu ka thënë se personi i infektuar është 56-vjeçar dhe nuk dihet saktë se si është infektuar me koronavirus.

“I prekuri me koronavirus është nga qyteti i Gjilanit, viti i lindjes 1964, se ku është infektuar është duke u punuar intensivisht me zbardhë si rast mirëpo ende nuk dihet saktë se nga ka ardhur”, ka thënë ai.

Nënkryetari i Gjilanit u shpreh se përpos familjes së të prekurit janë izoluar mbi 10 persona tjerë.

“Janë diku mbi 10 persona përpos familjes së ngushtë që janë vetizolu përshkak të kontaktit që kanë pasur këto 10 ditët e fundit”, deklaroi Ismajli.

Deri më tani në Kosovë janë të infektuar 184 persona, numri më i madh i rasteve pozitive me koronavirus është në komunën e Malishevës, 30 persona janë të shëruar në të gjithë vendin nga pandemia e Covid-19, ndërkaq 5 persona kanë vdekur.

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme në Malishevë 13 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se 3 nga 13 personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. /GazetaExpress/