Mbi 1 mijë e 500 raste aktive me coronavirus, qytetarët vazhdojnë të grumbullohen - Gazeta Express
string(80) "mbi-1-mije-e-500-raste-aktive-me-coronavirus-qytetaret-vazhdojne-te-grumbullohen"

Mbi 1 mijë e 500 raste aktive me coronavirus, qytetarët vazhdojnë të grumbullohen

Gazeta Express

06/07/2020 11:55

Përkundër rasteve të shumta aktive me coronavirus në Kosovë, një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur sot para Agjencisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, aty shihet se qytetarët nuk janë duke respektuar distancën sociale dhe disa prej tyre nuk kanë vendosur maska e dorëza, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

Agjencia e Regjistrimit Civil para disa ditësh kishte njoftuar se është mbyllur dhe ka pezulluar shërbimet për shkak se disa zyrtarë të këtyre qendrave kishin rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndryshe, nga sot kanë hyrë masat e reja anti COVID-19, ku në Komunën e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë ndalohet qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive të tyre pas orës 21:00 deri në orën 05:00.

Ndërkaq, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 3 mijë e 508, 1 mijë e 902 prej të infektuarve janë shëruar, kurse janë regjistruar edhe 75 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Aktualisht, në vendin tonë raste aktive janë 1 mijë e 531.