Mbërrin në Atdhe trupi i major Klodian Tanushit - Gazeta Express

Gazeta Express

15/05/2019 13:41

Mbërrin në Atdhe trupi i major Klodian Tanushit

Gazeta Express

15/05/2019 13:41

Mbërriti në aeroportin e Rinasit arkivolin me trupin e pajetë të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në Letoni.

Para Tiranës ai u përcoll me nderime nga forcat e NATO-s në vendin ku humbi jetën.

Homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.

Rreth dy javë më parë pas shpërthimit të një mine gjatë misionit të NATO-s në Letoni humbi jetën nëntetare Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi.