Kanë mbërritur në Kosovë 38 kosovarë që ndodheshin në Slloveni. Lajmin e ka publikuar Ambasada e Kosovës në Slloveni.
Bashkëatëdhetarët kanë hyrë në Kosovë të shtunën.
Njoftimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Slloveni:
Në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e institucioneve të Republikës së Sllovenisë, të shtunën kemi mundësuar kthimin në Kosovë të 38 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni.
Transporti është organizuar me automjetet e bashkatdhetarëve si dhe me një automjet transporti të udhëtarëve të një kompanie private.
38 qytetarët e Kosovës kanë arritur në vendlindje ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës??.
Një falënderim i posaçëm për autoritetet shtetërore të Sllovenisë??, Kroacisë?? dhe të Malit të Zi ?? si dhe për Ambasadat e Kosovës në Kroaci e Mal të Zi, për përkrahjen e ofruar.
Me kujdes, Pa panikë!