Mbappe: U preka nga fjalët e Giroud - Gazeta Express
string(34) "mbappe-u-preka-nga-fjalet-e-giroud"

Gazeta Express

13/06/2021 18:57

Mbappe: U preka nga fjalët e Giroud

Gazeta Express

13/06/2021 18:57

Kylian Mbappe e ka pranuar se ishte prekur nga ankesat e Olivier Giroud se bashkëlojtarët e tij në ekipin kombëtar të Francës nuk po ia pasonin topin atij, por këmbëngul se nuk dëshiron ta zmadhojë këtë çështje.

Giroud tha pas fitores së Francës kundër Bullgarisë në një ndeshje miqësore javën e kaluar se bashkëlojtarët e tij nuk po ia pasonin topin, megjithëse ai po hapej në zona të rrezikshme në zonë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këto komente u interpretuan si kritikë e Giroud ndaj Mbappes dhe yllin e Paris Saint-Germain thotë se do të kishte dashur që Giroud të fliste me të privatisht, në vend se t’i thoshte pakënaqësitë e veta publikisht.

Mbappe foli të dielën në një konferencë për media në lidhje me këtë çështje, duke këmbëngulur se për të më e rëndësishme është Franca se çfarëdo çështje tjetër.

“Bisedova me Olivier Giroud. Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi. Është e vërtetë që u preka pak nga ajo. Por nuk do ta bëjmë të madhe këtë çështje, sepse këtu jemi për ta përfaqësuar Francën, kjo është më e rëndësishmja”, tha Mbappe.

“Ajo çfarë tha ai nuk më shqetësoi më shumë se kaq. Unë jam sulmues dhe e kam pasur këtë ndjesi 356 herë në një ndeshje. Unë e urova në zhveshtore dhe ai nuk më tha mua asgjë, por pastaj doli foli në konferencë për media”, vazhdoi ai.

“Ai nuk tha ndonjë gjë keq. Çështja është pse e tha publikisht, sepse unë do të doja ta kishte thënë në zhveshtore. Por nuk ka gjë. Këto janë çështje të vogla”, shtoi ai./Gazeta Express/