Mbappe: Tani s’është koha për të folur për Real Madridin


Gazeta Express
12 Qershor 2019 8:01

Kylian Mbappe nuk ishte në humor për të folur për spekulimet se ai mund të transferohet në Real Madrid, pas fitores së Francës kundër Andorrës në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

Ylli francez ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm dhe gjiganti i La Ligës. Ai i nxiti edhe më shumë këto spekulime kur tha se është gati edhe për një projekt të ri, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, sulmuesi nuk pati kohë për pyetjet për klubin spanjoll, pas fitores me rezultat 4:0 kundër Andorrës të martën. Në këtë ndeshje, ai e shënoi golin e 100-të në karrierën e tij si futbollist profesionist.

“Tani nuk është koha për të folur për Real Madridin. Ju gjithmonë më pyesni për të njëjtat gjëra, por tani nuk është momenti i duhur”, u tha Mbappe gazetarëve pas ndeshjes.

Mbappe dhe Franca e nisën ndeshjen kundër Andorrën pas një disfate tronditëse kundër Turqisë në ndeshjen paraprake.

Në atë ndeshje kundër Turqisë, Franca e regjistroi vetëm një goditje brenda kuadratit të portës për të gjithë ndeshjes, për herë të parë pas një dekade. Mbappe e humbi topin plot 22 herë.

Por, humbja e Turqisë ndaj Islandës të martën dhe fitorja e Francës kundër Andorrës bënë që fituesit e Kupës së Botës ta marrin sërish kreun e grupit të tyre për kualifikim në EURO 2020. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart