George Clooney interesohet ta blejë klubin ku luajnë dy shqiptarë - Gazeta Express
string(65) "george-clooney-interesohet-ta-bleje-klubin-ku-luajne-dy-shqiptare"

Gazeta Express

25/02/2020 9:58

George Clooney interesohet ta blejë klubin ku luajnë dy shqiptarë

Gazeta Express

25/02/2020 9:58

Një kompani amerikane nën pronësinë e aktorit të famshëm George Clooney është interesuar ta blejë klubin spanjoll Malaga,  ku luajnë dy futbollist shqiptarë – Keide Bare dhe Armando Sadiku.

Presidenti i Shoqatës Aksionare APA, Antonio Aghuilera, bëri të ditur se një kompani amerikane është e interesuar t’i blejë aksionet e Abudallah Al-Thanit në Malaga, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Aguilera bëri të ditur se pronari i klubet është duke tentuar t’i shesë aksionet e tij për 100 milionë euro. Tashmë një kompani amerikane është interesuar dhe gazeta spanjolle AS mëson se bëhet fjalë për aktorin e famshëm, George Clooneyn.

“Është një kompani e fuqishme e produksionit këtu në Malaga, ata duan ta kthejnë Malagan në Hollywoodin evropian dhe janë duke i xhiruar disa seri këtu, si dhe janë në negociata me klubin”, ka thënë Aguilera.

Megjithatë, dy palët ende s’kanë arritur marrëveshje për çmimin e shitjes së aksioneve, pasi që Al-Thani po i kërkon 100 milionë euro, përkundër që  vlera aktuale e tyre është 36 milionë euro. /Gazeta Express/