Mbappe: Gara për Topin e Artë s’më mban zgjuar natën - Gazeta Express
string(50) "mbappe-gara-per-topin-e-arte-sme-mban-zgjuar-naten"

Mbappe: Gara për Topin e Artë s’më mban zgjuar natën

Gazeta Express

27/05/2020 9:29

Ylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, ka thënë se ambiciet për karrierën e tij janë që t’i fitojë titujt e Ligës së Kampionëve dhe Kampionatit Evropian, duke insistuar se nuk po përqendrohet te gara për Topin e Artë.

Sulmuesi francez tashmë ka fituar tituj të shumtë me ekipin dhe individual, përkundër që është ende 21-vjeçar. Ai i ka fituar tre tituj radhazi të Ligue 1 me PSG-në, si dhe Kupën e Botës me Francën në vitin 2018, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në nivelin individual, Mbappe u emërua Lojtari më i Mirë i Ri në Kupën e Botës 2018 dhe Futbollisti Francez i Vitit 2018 dhe 2019, në mes të shumë çmimeve të tjera.

Kur u pyet për ambiciet e tij, ai e theksoi se dëshiron të fitojë trofe prestigjioz me ekipin kombëtar të Francës dhe Paris Saint-Germainit, ndërsa shtoi se nuk është i përqendruar te çmimet individuale.

“Ambiciet e mia? Që të vazhdoj të jem i suksesshëm për ekipin tim kombëtar – sezonin e ardhshëm e kemi Kampionatin Evropian dhe ambiciet tona janë që të triumfojnë aty”, ka thënë Mbappe për Mirror.

“Është një ambicie e madhe e imja ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe të jem pjesë triumfit të parë të PSG-së në Ligën e Kampionëve, kjo do të ishte shumë e veçantë”.

“Do të ishte e këndshme ta fitoja Topin e Artë, por kjo nuk është diçka që më mban zgjuar natën. Nuk mendoj se duhet ta fitoj sezonin e ardhshëm apo sezonin pas tij. Nuk kam vendosur ndonjë limit kohor”.

“Unë gjithmonë do t’i vendos si prioritet Kombëtaren e Francës dhe PSG-në. Pastaj, nëse fitoj çmime individuale falë paraqitjeve të mia, ky do të jetë një bonus”. /Gazeta Express/