Mauricio Pochettino mund të qëndrojë në krye të Paris Saint-Germainit.
Trajneri argjentinas ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2023 dhe ai mund t’i drejtojë parisienët edhe në edicionin 2022/23.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “L’Equipe”, përcjell “Gazeta Express”.
Nëse e mban ish-trajnerin e Tottenhamit, PSG-ja mund t’i kursejë 15 milionë euro.
E në vitin 2023, gjiganti francez synon ta marrë Pep Guardiolën, pasi spanjolli ta mbyllë eksperiencën në Manchester City.
Në qëndrimin e Pochettinos në Paris vendimtar mund të jetë Kylian Mbappe, i cili e vlerëson shumë trajnerin argjentinas.
Dhe, sulmuesi francez e ka të drejtën ta zgjedh trajnerin pasi e vazhdoi kontratën me PSG-në. /Gazeta Express/