Mbappe e shënon veç një gol, Messi e fiton “Këpucën e Artë” dhe e lë prapa Ronaldon


Gazeta Express
24 Maj 2019 23:29

Messi është sërish fitues i “Këpucës së Artë”, i gjashti në karrierë për argjentinasin.

Sulmuesi 20-vjeçar, Kylian Mbappe, shpresonte shumë që këtë edicion do ta bëjë ëndrrën realitet – duke fituar “Këpucën e Artë”.

Me një ndeshje të mbetur dhe katër gola prapa Leo Messit, Mbappe besonte se mund të bëjë mrekullinë kundër Reims të Arbër Zenelit, që luajti për 20 minuta në këtë ndeshje.

Mirëpo, PSG-ja humbi 3-1 nga Reims, Mbappe shënoi vetëm një gol, duke e mbyll sezonin me 33 finalizime në Ligue 1, tre gola më pak se Leo Messi.

Kështu, 10-shi i Barcelonës tashmë edhe zyrtarisht është fitues i “Këpucës së Artë” për sezonin 2018/19.

Messi e fiton “Këpucën e Artë” për herë të gjashtë në karrierë, duke e lënë prapa rivalin, Cristiano Ronaldon me katër.

Për shkak të sezonit fantastik, Leo është favorit edhe për “Topin e Artë”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart