Mbajeni diabetin nën kontroll me anë të këtyre ushqimeve


Gazeta Express
26 Nëntor 2019 12:04

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin, që të mbash të ekuilibruar nivelin e sheqerit në gjak nganjëherë është shumë e vështirë. Prandaj çdo produkt që konsumohet duhet të jetë i duhuri.

Disa nga ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta shmangur diabetin dhe rritjen e nivelit të sheqerit në gjak janë:

Peshku- është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni, sardelet apo edhe llojet e tjera të peshkut janë burimet më të mira të omega 3. Të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet të konsumojnë sasi të mjaftueshme të peshkut, për të shmangur ndonjë problem.

Perimet– padyshim se janë një nga llojet e ushqimeve më të shëndetshme, të cilat duhet të konsumohen nga të gjithë njerëzit, sidomos nga ata që vuajnë nga diabeti.

Kanella- është e pasur me antioksidantë, të cilat mbrojnë shëndetin e syve. Studime të shumta kanë vërtetuar se kanella e ulë sasinë e sheqerit në gjak dhe e përmirëson përgjigjen ndaj insulinës.

Vezët– janë shumë të pasura me vlera të shumta ushqyese proteinike. Ato përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmojnë prodhimin e kolesterinës së mirë.

Kosi- është një nga produktet më të mira të bulmetit. Të dhënat kanë treguar se konsumimi i kosit ekuilibron sheqernat në gjak dhe parandalon sëmundjet e zemrës.

Brokoli– ndihmon në uljen e numrit të radikaleve të lira, si dhe zvogëlimin e sheqerit në gjak.

Vaji i ullirit– përmban acide yndyrore të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancave të nevojshme për uljen e sheqerit në gjak. Ky vaj ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut si dhe është shumë i mirë edhe për qarkullimin sa më të mirë të tij. /Express

Te fundit


Kthehu lart