Mbajti lidhëse të flokëve në dorë, diagnostifikohet me dëmtim nervor


Gazeta Express
8 Gusht 2019 14:14

Nëse gjithmonë mbani një lidhëse flokësh në njërën dorë, është mirë të lexoni historinë e kësaj gruaje.

Lisa 47 vjeçare, ka mbajtur gjithmonë në kyçin e dorës një lidhëse flokësh, në çdo rast që ajo ka dashur t’i lidh ato.

Ajo ka kuptuar që këtë gjë e ka bërë tashmë që 30 vite – dhe kjo ka rezultuar që ajo të diagnostifikohet me një dëmtim të përhershëm nervor, raporton “Metro Uk”.

Nëna e katër fëmijëve, tashmë ka dhimbje të të dy kyçeve të dorës por dhimbja është më e dukshme në dorën e majtë, ku ka mbajtur lidhësen gjatë tëre kohës për 30 vite, transmeton lajmi.net.

Tani ajo po e ndanë historinë e saj për t’i paralajmëruar njerëzit për këtë shprehi të zakonshme.

“Ishte gjithmonë në dorën time, kur nuk ishte në flokët e mija”- tha Lisa.

Tash jam shumë e vetëdijshme që nuk duhet ta bëjë këtë gjë, mirëpo ndonjëherë kur jam duke pastruar shtëpinë dhe gjej ndonjë lidhëse, në mënyrë të pavetëdijshme prapë përfundon në dorën time, dhe pastaj më kujtohet që nuk duhet ta bëjë.

Andaj ju them të gjithëve, mos e bëni mund të ju duket e paarsyeshme, por më besoni, nëse nuk dëshironi të keni dhimbje më vonë”. 

Te fundit


Kthehu lart