Në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit
Seanca gjyqësore për vrasjen e Kujtim Veselit do të fillojë në orën 9:30.
Ndërsa avokatja e familjes së Kujtimit, Rina Kika, ka paralajmëruar se do të deklarohet për media pas përfundimit të seancës gjyqësore.
Më 31 gusht të këtij viti, aktivistët e fushatës “Drejtësi për Kujtimin” kanë dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit peticionin me mbi 1300 nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë nga institucioni dhe policia e Kosovës kërkim-falje publike ndaj familjes së Kujtim Veselit i cili dyshohet të jetë dhunuar seksualisht dhe pastaj u gjet i vdekur në Fushë Kosovë.
11-vjeçari, Kujtim Veseli është gjetur i vdekur më 11 korrik 2019 në lagjen “Xhemail Mustafa”, në Fushë Kosovë.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...