Max Rugova, futbollist i ri i Prishtinës


Gazeta Express
14 Gusht 2019 14:06

FC Prishtina është përforcuar sot me futbollistin Max Rugova, i cili është i biri i ish-golgeterit të Prishtinës, Edmond Rugova, dikur drejtor i klubit dhe seleksionues i Kosovës.

I lindur në Kansas të SHBA-ve më 17.02.2000, 188 cm i gjatë, sulmuesi i krahut dhe i qendrës ka luajtur në Sporting Kansas City dhe në U19 të Nurnberg në sezonin 2018/19 duke zhvilluar 16 ndeshje dhe duke shënuar një gol.

Max ka qenë i grumbulluar edhe me U19 të Kosovës.

Max mund të jetë e ardhme e ndritur e klubit të babait të tij, duhet durim, përkushtim dhe punë maksimale që një ditë, të paktën, ta përsërisë suksesin e babait.

“Jam shumë krenar që do të jem pjesë e Prishtinës. Gjithmonë kam pasur dëshirë të jem në Prishtinës, sepse e di historinë e klubit ku ka luajtur babai im dhe e përsëris, kjo më bën krenar”, ka thënë fillimisht ai.

“Nuk dua të flas shumë për vete, megjithëse mendoj se jam shumë kreativ, duke e dashuruar driblimin dhe dëshirën, sidomos për asiste”, vazhdoi Rugova.

“Ka disa ditë jam me skuadrën, e njoh tani më ekipin, ka një trajner të respektueshëm dhe kam krijuar besimin se ky ekip mund ta fitoj titullin dhe shpresoj shumë të mposhtë edhe konkurrencën e madhe brenda skuadrës që edhe unë të mund të kontribuoj për suksesin e ekipit”, ka thënë në fund Max Rugova. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart