“Matrix 5”, një trilogji e re për Keanu Reeves? - Gazeta Express
string(43) "matrix-5-nje-trilogji-e-re-per-keanu-reeves"

“Matrix 5”, një trilogji e re për Keanu Reeves?

Arte

Gazeta Express

18/09/2021 0:19

Matrix 5 mund të jetë paralajmërim pas Matrix 4, i njohur ndryshe edhe me emrin “Matrix Resurrections” sipas një raporti të ri. A është kjo trilogjia e re për Neon e ri që luhet nga Keanu Reeves?

Sot është shfaqur trileri i plot i “The Matrix Resurrections”, duke ju dhënë fansave një shikim ndryshe të Matrix 4. Keanu Reeves dhe Carrie-Ann Moss rikthehen në filmin epik shkencoro-fantastik pas pothuajse 20 viteve. Por, tani raporti i ri thotë se ai do të vazhdojë prapë me seri të reja.

Lexo Edhe:

Sipas burimeve të Giant Freakin Robot, në skenat e fundit të “The Matrix Resurrections” paraqesin Neon dhe Trinityn.

Karakteret Reeves dhe Moss bisedojnë me Neil Pastrick Harris dhe i thonë atij që një betejë e re pritet të fillojë.

Mediat nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë nëse kjo është ose jo skena e fundit e Matrix 4 apo aktualisht për të thuhet se është skena e fundit që paralajmëron një pjesë të re të tij, transmeton GazetaExpress.

Sido që të jetë, burime të mediave kanë konfirmuar që qëllimisht po shtrohet rruga për Matrix 5. Kështu, ndoshta, Warner Bros po shpreson për një trilogji të re të këtij filmi?

“Matrix Resurrections” është krijuar në sekret të plotë, me trilerin e sotëm që tregon Reeves duke luajtur një karakter me emrin Thomas, i cili mund të jetë Neo.

Fansat e dinë që Neo dhe Trinity u zhdukën në serinë e fundit, “The Matrix Revolutions”, kështu që si u kthyen ata atëherë? Çelësi, sigurisht është në titullin e filmit, “The Matrix Resurrections” (Ringjallja e Matrixit).

Më konfuze e bën këtë film roli i Yahya Abdul-Mateen II që luan atë që njihet si Morpheusi i ri.

Lana Wachowski është rikthyer për ta bërë regjinë e “The Matrix Resurrections”, pasi kishte krijuar filmat origjinal nga 1999 deri më 2003. Edhe pse, binjakja Lilly, nuk i është bashkuar këtë herë.

Në të njëjtën kohë, Jada Pinkett Smith është rikthyer nga trilogjia origjinale me rolin e saj si Niobe.

 “The Matrix Resurrections” përfshinë aktorë të rinj si Jonathan Groff dhe Priyanka Chopra.

Trileri paraqet edhe Neil Patrick Harris në rolin e psikiatrit, por ndoshta do të takohemi më të më shumë gjatë këtij filmi.

Vitin e kaluar, Reeves e kishte lavdëruar skenarin e “Matrix Resurrections”, për të cilin thuhet se është një mega tregim.

“Lana Wachowski ka shkruar një skenar të mrekullueshëm dhe një tregim të mahnitshëm që rezonon me mua. Kjo është arsyeja pse është bërë. Të punosh me të është e mahnitshme”.

“Ka qenë më të vërtetë speciale, tregimi ka, mendoj unë, gjëra aq domethënëse saqë ne mund ta marrim si një ushqim për trurin tonë”, tha Reeves. /GazetaExpress/