Nënkryetari i AKR-së Fatmir Matoshi ka ritheksuar dhe njëherë se partia e tij do të votoj pro formimit të Qeverisë së re, të prirë nga Avdullah Hoti.
“AKR do ta mbështesë qeverinë [Hoti] në ditën e themelimit ashtu siç kishte vepruar edhe me Qeverinë Kurti”, tha ai në Dukagjini.
Ai ka thënë se këtë do ta bëjnë pa kushte.
Nënkryetari i AKR-së ka thënë se nuk dihet nëse kjo parti do të vazhdojë ta mbështesë qeverinë e drejtuar nga Hoti në ditët pas formimit të saj.
“Kjo do të varet nga mënyrë si punojnë”, deklaroi ndër të tjera Fatmir Matoshi