Maskat me detyrim në ambientet e mbyllura, Shehu: Shteti duhet të shpërndajë nga një falas çdo ditë - Gazeta Express
string(97) "maskat-me-detyrim-ne-ambientet-e-mbyllura-shehu-shteti-duhet-te-shperndaje-nga-nje-falas-cdo-dite"

Maskat me detyrim në ambientet e mbyllura, Shehu: Shteti duhet të shpërndajë nga një falas çdo ditë

Gazeta Express

15/07/2020 18:35

Ditën e sotme qeveria nxori aktin Normativ që e bën mbajtjen e maskave të detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Gjobë deri në 20 mijë lekë të vjetra për shkelësit.

Lexo Edhe:

Por sipas ish- ministrit Tritan Shehu akti normativ për maskat është marrë me dy muaj vonesë.

Ai shkruan se sigurimi i maskave të përshtatshme është detyrë e shtetit si kudo në Europë, së dyti maskat duhet te perdoren detyrimisht edhe në ambjente të hapura kur distanca midis individëve është nën 2 m dhe së treti nuk përcakton tipin e maskave që duhen përdorur.

Reagimi i plotë:

Akti Normativ i Qeverise per maskat, u “mbars me vonese mali e polli nje mi”!!

Me vonese mbi dy mujore Qeveria nxjerr aktin normativ per vendosjen e maskave.

Shprehja “Me mire vone se kurre” ketu eshte jashte kontekstit se pasojat e vonesave jane katastrofale.

Dikush duhet te pergjigjet per kete e pasojat e saj!

Ne e kemi dhene alarmin e kerkuar kete, shume kohe me pare.

Por dhe tashti Vendimi eshte nje “hile” meskine per te hedhur cdo gje mbi qytetaret.

Sepse sigurimi i maskave te pershtateshme eshte detyre e shtetit si kudo ne Europe, qe duhet te shperndaje nga nje cope ne dite gratis per qytetaret ose me cmim te kontrolluar per te tjeret (ne Itali 0,5 E per ato kirurgjikalet).

Se dyti ky vendim eshte i manget ne shume pika, psh maskat duhet te perdoren detyrimisht edhe ne ambjente te hapura me koncentrime te popullesise ose kur distanca midis individeve eshte nen 2 m.

Se treti nuk percakton tipin e maskave qe duhen perdorur, por cdo gje lihet evazive e konfuzive mbas termit “jo medikale”, etj

Pra me kete Akt gjysmak qe del mbas nje “gjumi” te gjate qeverises e shkaterrues per njerrezit, ndersa shteti nuk merr persiper asnje detyrim, ka vetem dicka te qarte, penalizimi i qytetareve me gjobe te rende kur nuk kane maskat… por ku do t’i gjejne ato dhe me cfare mjete finaciare do t’i sigurojne….?