Mashtruesit indianë nuk “ndalen”, po ndërtojnë edhe në Dhërmi


Gazeta Express
21 Mars 2019 17:26

Ky është kompleksi Drymades Dream, i cili po ndërtohet nga biznesmeni Julian Morina dhe kompania laxmi real estate në pronësi të dy vëllezërve Sandesara.

Por si parcela prej 4800 metër katrorë, në një nga zonat më të lakmuara të Shqipërisë ra në dorën e dy vëllezërve indianë? Saga përmban konflikte gjyqësore, transaksione të shumta dhe dyshime për ndikim pushteti, që sheh të përfshirë besnik dervishin, ish ministër dhe deputet i partisë socialiste, aktualisht komisioner për të drejtën e informimit dhe familjen ruci nga Himara.

Përmes ligjit 7501 Spiro Ruçi kishte përfituar rreth 1300 metër tokë në këtë parcelë. Por në fund të vitit 2013, gjykata e Vlorës i njeh pronësinë edhe për 3500 metra të tjera në parcelën ngjitur, të cilat deri në atë kohë kishin qenë në pronësi të bashkisë Himarë. Vendimi që tjetërsoi parcelën është marrë 12 dhjetor të vitit 2013, fiks dy muaj pasi besnik dervishi ishte emëruar prefekt i qarkut të Vlorës.

Madje në atë kohë emri i dervishit doli sërish në media për një tjetër ngjarje. Vetëm dy ditë pas vendimit të gjykatës, makinës së tij ju vu tritol ngjitur me kryeministrinë, ngjarje të cilat nuk dihet nëse kanë lidhje.

Por ajo që dihet e sigurt është fakti se mes Besnik Dervishit dhe familjes ruci kishte lidhje, të paktën ekonomike. Në qershor të vitit 2017, kur dervishi ishte në detyrën e komisionerit për informimin, në konflikt ligjor interesi, ai themelon një shoqëri të përbashkët me Jorgji rucin për ndërtimi e kompleksit Dymades Dream. Familja Ruçi vendosi si kontribut tokën prej 4800 metër ndërsa Besnik Dervishi kontribuon me një vlerë monetare 3.7 milionë lekë ose 28 mijë euro. Aksionet e kompanisë ndahen gjysmë për gjysmë.

Por një vit e gjysmë më vonë, në 27 nëntor te vitit 2018, Besnik Dervishi vendos të  largohet nga shoqëria. Ai ja shet aksionet e tij Jorgji Ruçit, po me çmimin 3.7 milionë lekë, aq sa kishte kontribuar me para. Menjëherë pas kësaj nisin një sëra transaksionesh ku prona ka ndërruar disa herë duar.

Dy javë pas blerjes së aksioneve të Dervishit, Jorgji Ruçi tashmë pronar i vetëm i shoqërisë Drymades Dream e shet kompaninë tek biznesmeni i ndërtimit Juljan Morina, për një çmim prej 200 mijë euro duke u larguar edhe ky nga shoqëria.

Por as Morina nuk do të mbetej pronari i vetëm i saj.  Një muaj pas blerjes së tokës nga Jorgji Ruçi, ai e shet gjysmën e aksioneve tek dy vëllezërit indiane Sandesara për 100 mijë euro.

Dy vëllezërit indianë Sandesara dyshohet se kanë përvetësuar dhe më pas pastruar mbi 725 milionë dollarë të marrë përmes kredive nga bankat shtetërore të Indisë. Një pjesë e këtyre parave duket se kanë ardhur në Shqipëri për tu investuar në sektorin e ndërtimit, jo vetëm në ndërtimin e pallateve në tiranë, por edhe resortet luksoze në bregdetin jugor e Shqipërisë.

Te fundit


Kthehu lart