Mashtronte se është polic, arrestohet - Gazeta Express
string(36) "mashtronte-se-eshte-polic-arrestohet"

Gazeta Express

06/06/2020 22:27

Mashtronte se është polic, arrestohet

Gazeta Express

06/06/2020 22:27

Një person i moshës 35 vjeçare u arrestua nga Policia. I njëjti duke mashtruar se është polic civil kishte ngacmuar seksualisht vajzat. E veç ngacmimit, ai është arrestuar edhe si i dyshuar që në vitin 2018 kishte dhunuar një vajzë. Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ngacmonte seksualisht vajzat, deklaronte se ishte polic

Gjendet në qendër të kryeqytetit.

Lexo Edhe:

Lagja Dardania në Prishtinë njihet për frekuentimin e madh të qytetarëve.

Por jo të gjithë banorëve e personave që kalojnë këtupari iu sigurohet liria.

Të paktën kështu ka ndodhur në dy raste gjatë muajit prill dhe maj të këtij viti.

E madje një paralajmërim se një person që shtirej si zyrtarë që ka për obligim e ofrimin e sigurisë, pra si polic, po keqpërdorte kryesisht vajza të mitura u shpërnda edhe në rrjete sociale.

E raportimet për këtë person të deklaruara edhe në Policinë e Kosovës kanë nxitur reagimin e këtij institucioni.

Përmes një përgjigje me shkrim për televizionin, Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi që dyshohej për veprën mashtrim dhe ngacmim seksual është arrestuar.

Ndaj të njëjtit është i raportuar edhe një rast i dhunimit më 2018.

Ndërkohë sipas policisë hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për këtë rast.