Mashtroi mijëra njerëz me kriptomonedhat dhe u arratis, kapet në Elbasan bosi turk - Gazeta Express
string(81) "mashtroi-mijera-njerez-me-kriptomonedhat-dhe-u-arratis-kapet-ne-elbasan-bosi-turk"

Mashtroi mijëra njerëz me kriptomonedhat dhe u arratis, kapet në Elbasan bosi turk

Shqiperi

Gazeta Express

30/08/2022 10:15

Arrestohet në Elbasan turku 28 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Faruk Fatih Özer Gaze i akuzuar për mashtrim me kriptomonedha.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se, Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

Lexo Edhe:

Së bashku me turkun është arrestuar edhe Evaldo Haxhiu, nipi i kreut të FSHF, Armando Duka. Faruk Fatih Özer fshihej në Shqipëri prej shumë kohësh dhe madje Turqia kërkoi vitin e kaluar ekstradimin e tij.

Themeluesi i shkëmbimit të kriptove Thodex, humbi gjurmët pasi u konstatua se ai u arratis në Shqipëri më 20 prill 2021 me miliona dollarë kripto. Këto para i përkisnin 400 mijë njerëzve.

/Gazeta Express