Mashtrime, kërcënime, gënjeshtra dhe gjithçka që Loredana dhe vëllai i saj ia bënë çiftit zviceran për 900 mijë franga


Gazeta Express
8 Maj 2019 10:56

Reperja Loredana Zefi është arrestuar dje në Zvicër, në bazë të një akuze për vjedhjen e 900 mijë frangave. Ajo thuhet se ia ka vjedhur 700 mijë franga një çifti nga Valais, duke mashtruar me ndërrim të identitetit dhe në fund edhe i kishte kërcënuar. Ndërkohë, Zyra e Prokurorit publik në Luzern tashmë ka nisur hetimet për mashtrim ndaj Loredana Zefit.

Në një hulumtim të bërë nga media zvicerane 20.minuten.ch, për vjedhjen që dyshohet se e ka bërë Loredana Zefi bashkë me vëllanë e saj në Zvicër, tregohen detaje të këtij rasti, kërcënimet që Loredana ia ka bërë çiftit, të cilit dyshohet se ia ka vjedhur paratë. Loredana është gruaja e reperit kosovar, Mozzik, shkruan Gazeta Express.

Policia kantonale e Luzernit dje në mbrëmje e ka arrestuar reperen Loredana Zefi, e cila është nga Ferizaj. Ajo u arrestua në një apartament në qytetin e Lucernit, ndërsa u bastis shtëpia e saj.

“Prokuroria e Lucernit ka hapur hetim për mashtrim të dyshuar”, tha zëdhënësi Simon Kopp.

Reperja dhe vëllai i saj akuzohen nga çifti Petra Z., 52 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj, Hans, për vjedhjen e gati 900 mijë frangave.

“Unë jam mashtruar, shantazhuar, detyruar dhe kërcënuar”, thotë Petra Z.

Në pranverën e vitit 2018, kundër Loredana Zefit dhe vëllait të saj çifti bëri ankesë në stacionin e policisë në Brig. Ankesa kundër vëllait të Loredanës fillimisht u hodh poshtë.

Para më shumë se 2 vjet, Petra Z. e kishte takuar një burrë në internet, të cilit ia kishe dhënë 87.000 franga për një operacion të supozuar. Kredia u rrit në 200 mijë franga, por ai nuk i ktheu paratë. Në vend të kësaj, disa muaj më vonë, një grua e re shkoi te Petra Z., duke u paraqitur si avokate dhe duke ofruar kthimin e parave me mjete ligjore. Brenda pak muajsh, thuhet se avokatja ka arritur t’ia marrë nga xhepi Petra Z. dhe burrit të saj 700 mijë franga. Për këtë, ata ishin në borxh ndaj të afërmve dhe miqve.

Hulumtimi i gazetës 20.minuten tregon se avokatja ishte ndjekëse në Instagram e reperes Loredana Zefi. Loredana ishte motra e të njohurit të internetit që kishte tregtuar në internet me Petra Z.

“Loredana dhe vëllai i saj Berati kanë marrë gjithçka nga ne. Paratë tona. Thjesht çdo gjë që njerëzit si ne të zakonshëm punojnë për t’i bërë ato shuma”, ka thënë Petra Z.

“Për shkak të saj, kam dashur ta vras veten”, është shprehur ajo.

Si filloi e gjitha:

Qershor 2016

Një ditë Petra u ndie e vetmuar dhe kishte hyrë në portalin social “Badoo”. Aty i kishte ardhë një kërkesë për të pranuar një mik, të quajtur Antono Cas. Ajo edhe më herët kishte takuar njerëz të rinj në këtë portal. Pastaj, ajo nisi të bisedojë me Antonion. “Ai ishte një bashkëbisedues i mirë”, kujtoi Petra Z., duke thënë se ata komunikonin më pas përmes Whatsapp.

“Ai dukej i besueshëm”, tha ajo.

Një ditë, Petra Z. i sugjeroi Antonios të vinte në shtëpinë e saj për vizitë, për të pirë kafe, në Valais. Në fund të fundit, ajo ishte e martuar për më shumë se 28 vjet, ishte vetëm kafe.

Gjatë vizitës, Antonio i tregoi Petras se ishte i divorcuar dhe ishte duke punuar si një oficer doganor në aeroportin e Baselit-Mulhouse.

Shtator 2016

Dy muaj pas njohjes së Antonios me Petran, ai kërkoi para. Ai tha se nëna e tij ishte e sëmurë dhe kishte nevojë për një veshkë të re. Meqë nuk ka sigurim, trajtimi në Zvicër ishte i pamundur. Andaj, ajo duhej të operohej në Monako.

“Por ai nuk kishte shumë para. Ai për shkak të divorcit e paguante gruan, ato që ia kishte caktuar gjykata”, tha Petra Z.

Kështu, ajo ia huazoi atij 87 mijë franga.

“Ai më falënderoi dhe më premtoi se do t’i kthejë paratë më së largu deri në fund të vitit”, tha Petra, e cila tregoi se për huazimin e parave nuk i kishte treguar bashkëshortit të saj.

Por, kur Hans Z. e kontrolloi bilancin e llogarisë, ai tregoi se i ishte ndalur fryma nga ajo që kishte parë.

Dhjetor 2016

Kanë kaluar katër muaj. Petra Z. ende nuk i kishte marrë paratë. Pra, çifti vendosi që ta vizitonte Antonion në vendin e punës në aeroport.

Atje, Hans Z. kërkoi personin që punonte si oficer doganor.

“Kur u hap kalimi, nuk ishte Antonio, por Berati. Unë u zhgënjeva se Antonio më kishte gënjyer mua”, thotë Petra Z.

Vëllai i Loredanës dhe kryeministri kosovar

Vëllai i Loredanës, Berati, është parë i fotografuar me njerëz të qarqeve të larta politike. Në disa fotografi ai shihet duke pirë shampanjë dhe i fotografuar me Ramush Haradinajn, kryeministër i Kosovës.

Haradinaj i ka marrëdhëniet të ngushta me Zvicrën. Pas shërbimit të tij ushtarak, ai ka jetuar në Lucern për gati 10 vjet.

Dhjetor 2016

Çifti Z. vendosi që Beratin ta raportojnë në polici. Megjithatë, kjo shkoi pa sukses.

“Kur desha ta raportoj, nuk mundja, sepse ishte çështje se vetë i dhashë paratë, nuk i vodhi, por më mashtroi”, tha Petra Z.

Avokatja “Anna Landman” – Shtator 2017.

Një mëngjes të shtatorit 2017, një grua e panjohur telefonoi te Petra Z., duke pretenduar se kishte mësuar për rastin e mashtrimit. Emri i saj ishte Anna Landmann dhe i premtoi Petra Z. se do t’ia kthejë paratë e saj.

Për ndihmën e saj ligjore, Anna Landmann kërkoi kompensim. Petra e pagoi Annan një javë më vonë me 12 mijë franga, të cilat ia dorëzoi në një zarf, në një restorant në Cyrih.

Petra e pagoi Annan për “punën mbështetëse hetimore” duke shpresuar që së shpejti do t’i rimarrë paratë e saj nga Antonio Cas.

Në fillim, Petra Z. i paguante Anna Landmanit për “punën mbështetëse hetimore” me një ndjenjë të mirë dhe duke shpresuar që së shpejti të rimarrë paratë e saj nga Antonio Cas, shkruan Express.

Loredana ishte prezantuar te çifti si Anna Landmann, një avokate 29-vjeçare dhe me pretendimin se ishte vajza e një avokati të njohur në Zvicër, me emrin Valentin Landmann.

Kërcënimet

Ndaj kështu Petra Z. ia kishte dhënë fillimisht asaj 12 mijë franga zvicerane kesh dhe dalëngadalë në vazhdim duke kërkuar rritje, kjo shumë kishte shkuar deri në 700 mijë sosh nën kërcënim dhe presion.

“Kisha frikë nga ajo. Nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë ajo grua. Na thoshte vazhdimisht t’i shlyejmë bisedat në rrjete sociale dhe na kërcënonin se nëse s’i ndiqnim instruksionet e tyre, s’do t’i merrnim paratë kurrë”, ka rrëfyer e dëmtuara Petra Z.

“Shpresoj të mos kesh falimentuar dhe i kam vetëm 5 mijë euro në bankë. Dua t’i shoh të tjerat, sepse kam dëgjuar diçka tjetër për ty”, ishte një nga mesazhet që Loredana ia kishte dërguar Petra-s.

Ajo ka deklaruar se rep-artistja shqiptare e kishte detyruar të merrte me qira vetura të shtrenjta, të tilla që as pushtetarët e Zvicrës nuk i posedonin, dhe pasi i bindeshin këtij “urdhri”, Loredana nuk i kthente kurrë veturat në kohë.

Përkundër faktit që Loredana ka mohuar të ketë vozitur veturat BMW dhe Porsche, mirëpo një nga fotografitë e radarit policor në Zvicër, ka kapur momentin kur pikërisht 23-vjeçarja kapet duke vozitur një veturë të tillë.

Pas vonesave në kthim të veturave me qira, Policia zvicerane kishte gjetur njëherë njërën nga veturat në aeroportin e Cyrihut, dhe më pas atë ia kishte kthyer kompanisë qiradhënëse të njohur si AVIS.

Tutje, çifti ka dhënë prova për dërgimin e parave ndaj Loredanës edhe në Prishtinë, nën kërcënim, teksa një kupon fiskal e vërteton këtë gjë.

Gjithashtu, thuhet të ketë kontaktuar me avokatin Valentin Landmann (për të cilin pretendohet se rap-artistja ka gënjyer duke u prezantuar si vajza e tij), dhe i njëjti ka bërë me dije se Anna Lundmann, ka qenë ish-bashkëshortja e tij, që dikur ka punuar për të – emër ky pas të cilit fshihej Loredana.

Borxhet

Thuhet se çifti Z. i ka dhënë Loredanës më shumë se 700 mijë franga dhe 200 mijë franga të tjera. Sipas Patra-s, 250 mijë franga i kishte marrë nga bashkëshorti i saj dhe rreth 650 mijë franga ua mori miqve dhe të afërmve.

Madje, ata nuk mundën ta paguajnë as kredinë e shtëpisë dhe kreditori i detyroi ata të dilnin në një apartament me qira dhe ua mori shtëpinë.

“Ajo nuk ishte avokate, e pashë më vonë se ajo ishte repere në Instagram dhe kishte më shumë se 1 milion ndjekës”, tha Petra Z.

Në korrik të 2018-s, Petra Z. ka paraqitur ankesa kundër Loredanës dhe Beratit në policinë e Brig. Petra Z. e akuzon Loredanën për mashtrim, zhvatje, detyrim dhe kërcënim, shkruan Express.

Loredana Zefi u arrestua më 7 maj nga policia kantonale e Lucernit. Zyra e Prokurorit Publik në Lucern ka nisur hetimet për Lorendanën dhe për të gjitha akuzat e bëra nga çifti. /GazetaExpress/

*Emri Berat është i vënë nga vetë gazeta zvicerane, për arsye të mbulimit të identitetit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart