Masat e reja të kufizimit në kryeqytet, reagon Shpend Ahmeti - Gazeta Express
string(59) "masat-e-reja-te-kufizimit-ne-kryeqytet-reagon-shpend-ahmeti"

Gazeta Express

05/07/2020 19:21

Masat e reja të kufizimit në kryeqytet, reagon Shpend Ahmeti

Gazeta Express

05/07/2020 19:21

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti nëpërmjet Facebookut ka reaguar pas publikimit të masave të reja kufizuese nga ana e qeverisë së Kosovës. Ahmeti është shprehur kritik lidhur me masat e marra nga ekzekutivi dhe njoftimin e komunave për këto zhvillime.

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti vendosi sot që kufizime në disa qytete të Kosovës, përfshirë Prishtinën. Kështu, nga sonte kryeqytetasit s’do të mund të lëvizin në një interval kohor prej orës 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Lexo Edhe:

“Kishte me qenë mirë bile komunave me na informu paraprakisht para se me dal ne konferencë për masa që hyjnë në fuqi pas 6 orësh”, shkroi Ahmeti në Facebook.