Sot në Maqedoninë e Veriut do të votohet në pajtim me udhëzimin e KSHZ-së dhe protokollet e Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilat parashikojnë masa të mbrojtjes në vendvotime, për anëtarët e këshillit zgjedhor të cilët e realizojnë votimin, si dhe për votuesit, përcjell Gazeta Express.
– Sipas protokollit për votim, së pari policia në derën e hyrjes së vendvotimit do të kërkojë nga votuesit të vendosin maska mbrojtëse.
– Pas hyrjes në objekt, rendi për votim pritet në distancë.
– Gjatë hyrjes në hapësirën, votuesi së pari i dezinfekton duart, dhe e dorëzon letërnjoftimi te komisioni zgjedhor. Për kohë të shkurtër e zbret maskën për identifikim, voton dhe gjatë daljes sërish i dezinfekton duart.