Masakroi të atin me çekiç, pasi i kërkoi që të fejuarën ta ndanin bashkë, çfarë ndodhi sot me Selman Aliajn


Gazeta Express
20 Shtator 2019 16:27

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda lë në fuqi dënimin me 21 vite burg për Selman Aliaj, i cili masakroi me çekiç babain e tij, Fejzi Aliaj rreth 22 muaj më parë.

Aliaj qëlloi të atin 4 herë me çekiç, më pas e fshehu në bagazhin e makinës dhe e hodhi në Liqenin e Farkës.

Pas hedhjes së kufomës së 74 vjeçarit, Selman Aliaj u kthye në Kukës.

Ngjarja ndodhi në dhjetor 2017, pas një debati mes tyre.

I riu në atë kohë deklaroi se e vrau babain pasi ai i kishte thënë se të fejuaren e tij me të cilën pritej te martohej në janar të 2018 do ta ndanin bashke.

Krimi në familje u zbulua kur vëllai i 30-vjeçarit konstatoi shenja gjaku në oborrin e banesës ndërsa babai i tyre ishte zhdukur pa gjurmë.

Policia e zbuloi kufomën e Fejzi Aliajt të hedhur nga i biri në liqenin e Farkës.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart