Masakrimi i Regis Runajt/ Çfarë i tradhtoi autorët, ekzekutori i kërkoi viktimës të ulte shpejtësinë e motorit - Gazeta Express
string(108) "masakrimi-i-regis-runajt-cfare-i-tradhtoi-autoret-ekzekutori-i-kerkoi-viktimes-te-ulte-shpejtesine-e-motorit"

Masakrimi i Regis Runajt/ Çfarë i tradhtoi autorët, ekzekutori i kërkoi viktimës të ulte shpejtësinë e motorit

Gazeta Express

12/08/2020 10:57

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Regis Runajt në Elbasan. Te dhenat nga grupi hetimor tregojne se vrasësit u tradhtuan nga ADN e viktimës.

Nga hetimet rezulton se Runaj po ecte në motor me Xhuljo Hoxhaj. “Kur janë afruar tek varrezat, ekzekutori i ka kërkuar Runajt të ndalonte shpejtësinë dhe e ka goditur me thikë pas shpine”- raporton Klodiana Lala per “News 24”.

Lexo Edhe:

Me pas, sikunder eshte bere e ditur edhe nga kronologjia e ngjarjes, ai eshte goditur dhe 26 herë të tjera, ne baze te shenjave qe i jane gjetur ne trup.

Sipas hetimeve, autoret e kane lare motorin ne lavazh, por ne te jane gjetur gjurmët e gjakut të viktimës.

Në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dy të dyshuarit Xhuljo Hoxhaj dhe Euglen Halilaj shfaqen në kamera sigurie tek palestra e viktimës 3- 4 ditë përpara ngjarjes.

Ata mendohet se kanë informuar më pas ekzekutorin. Pamjet e kamerave kane treguar se te dy te dyshuarit jane shfaqur përballë shtëpisë së Ramazanit.