Masakrës së Korishës, Osmani: Qëllim i regjimit serb ishte shfarosja - Gazeta Express
string(66) "masakres-se-korishes-osmani-qellim-i-regjimit-serb-ishte-shfarosja"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2024 10:21

Masakrës së Korishës, Osmani: Qëllim i regjimit serb ishte shfarosja

Lajme

Gazeta Express

13/05/2024 10:21

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Korishës. Ajo kujtoi se 25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë.

Osmani, në një postim në Facebook, tha se barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosja.

Lexo Edhe:

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc”, shkruan presidentja.

Osmani tha se plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë.

“Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!:, ka shkruar Osmani në Facebook.