Martesat mes gjinisë së njëjtë, deputeti i PDK-së përplaset me ministrin e Drejtësisë - Gazeta Express
string(84) "martesat-mes-gjinise-se-njejte-deputeti-i-pdk-se-perplaset-me-ministrin-e-drejtesise"

Martesat mes gjinisë së njëjtë, deputeti i PDK-së përplaset me ministrin e Drejtësisë

Gazeta Express

21/10/2020 11:57

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, e ka paraqitur për shqyrtim dhe miratim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës projektkodin e ri civil.

Për këtë projektkod, ka pasur vërejtje nga deputetët e opzitës, ndërsa një më specifike e ka shprehur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku. Ai ka thënë se me këtë Projektkod Civil rrezikohet kodi tradicional i martesës mes burrit dhe gruas, pasi sipas tij, përfshihen martesat mes gjinisë së njëjtë. Ai ka thënë se me këtë projektkod, fëmijët konsiderohen opsionalë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në anën tjetër, Selimi tha se në këtë projektkod ruhet tradicionalja, pasi përmendet martesa mes burrit dhe gruas. Por, shtoi se është obligim që t’u përmbahen normave afirmative për t’i mbrojtur grupet e margjinalizuara si komuniteti LGBTIQ+.

“Në këtë projektkod civil përmendet se martesa është mes gruas dhe burrit. Do të thotë është ruajtur tradicionalja… E kemi obligim kushtetues që t’i mirëmbajmë normat afirmative për t’i mbrojtur grupet e margjinalizuara… Neni për familjen ka mbetë”, tha Selimi.

Në replikë, Lushtaku tha se ndonëse martesa tradicionale është ruajtur, aty janë shtuar edhe martesat e tjera, të cilët atij nuk po i pëlqejnë.

“Është e vërtetë që është ruajtur martesa mes burrit dhe gruas, por janë shtuar edhe martesat e tjera”, tha ai.

Lushtaku theksoi se ai dhe deputetë të tjerë nuk do ta votojnë këtë projektkod. /GazetaExpress/