Marsida Qatja: Dritani vinte çdo ditë i armatosur! E njeh gjithë Kavaja, ka qëlluar dhe mbi policinë


load
Gazeta Express
15 Tetor 2019 23:41

“Haxholli vinte çdo ditë, në darkë. Nuk jam e vetmja e kërcënuar e Haxhollit, konsumonte lëndë narkotike dhe alkool. Unë nuk jam natyra siç e bëjnë të tjerat nëpër media, jam një natyrë paqësore dhe nuk i bej keq askujt”.

Kështu ka deklaruar Marsida Qatja në një lidhje telefonike në Opinion, teksa ka treguar versionin e saj për ngjarjen e 10 Tetorit në Kavajë. Ajo tha se kurrë nuk e kishte menduar që diçka do përfundonte në vrasje.

“Atë e njeh qyteti i Kavajës, kur shkoi policia ta arrestonte ka qëlluar mbi furgonin e policisë. I kishte qëlluar me thikë dikujt tjetër në Kavajë. Ai vinte çdo mbrëmje i armatosur. Çfarë policie të lajmëroja unë, kur ai ishte person problematik. Çfarë prisja unë kur ai të dilte nga policia. Ku do shkoja unë më pas, ku nuk ishte një kurth për Haxhollin në shtëpinë time”, tha Marsida Qatja.

Por çfarë i tha Bledar Toçin se si do ndërhynte për rastin?

“I kërkova ndihmë. Më tha që do flas në mënyrë miqësore, që ai të mos të shqetësojë më. Kishin njohje një njohje të largët siç e kam deklaruar”, tha Marsida Qatja.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart