Marrin fund ditët e nxehta, ndryshim drastik i motit - Gazeta Express
string(49) "marrin-fund-ditet-e-nxehta-moti-ndryshim-drastik1"

Gazeta Express

25/02/2020 19:06

Marrin fund ditët e nxehta, ndryshim drastik i motit

Gazeta Express

25/02/2020 19:06

Kosova po vazhdon të përballet me luhatje të mëdha të motit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të enjten në Kosovë do të kemi temperatura të ulëta, ku më e larta e ditës arrin në 5 gradë të celsiusit.

Lexo Edhe:

“Do të mbajë mot me diell, ndërsa pasdite pritet të ketë zhvillim vranësirash, të cilat gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Reshje bore pritet vetëm në viset kodrinore-malore, ndërsa në viset e ulëta borë me shi. Temperaturat ditën e enjte do të shënojnë rënie kryesisht ato maksimalet, ndërsa minimalet priten të vazhdojnë me vlera të ngjashme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-15 gradë Celsius. Kjo rënie e theksuar e temperaturave pritet të ndodh vetëm ditën e enjte. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi mesatare deri e fortë, kryesisht në veri të Dukagjinit ndërsa pjesët tjera të vendit do të fryjë erë me shpejtësi deri 12m/s.”, thuhet në raportin e IHMK’së.