Marrëzia e Jovicit, 6 muaj burg për sulmuesin e Realit - Gazeta Express
string(53) "marrezia-e-jovicit-6-muaj-burg-per-sulmuesin-e-realit"

Marrëzia e Jovicit, 6 muaj burg për sulmuesin e Realit

Gazeta Express

23/10/2020 13:00

Për dashurinë, dihet, njerëzit kanë bërë marrëzira, por veprimi i ndërmarrë nga sulmuesi serb i Real Madridit, Luka Jovic, mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë.

Një arratisje dashurie për të cilën ai tani rrezikon një dënim me gjashtë muaj burg nga autoritetet serbe.

Lexo Edhe:

Ish-sulmuesi i Benficas dhe Eintracht Frankfurtit, dyshohet se shkeli regjimin e karantinës për të udhëtuar në Serbi dhe për të marrë pjesë në ditëlindjen e së dashurës së tij.

Për shkeljen e vetizolimit, prokurori ka kërkuar gjashtë muaj burg.

Një histori që vjen në një periudhë të vështirë që lojtari po kalon në fushën e gjelbër, pikërisht pas “nokautit” që “Los Blancos” pësuan në La Liga ndaj Cadizit dhe në Champions përballë Shakhtar Donetskut, brenda në “Alfredo di Stéfano Stadium”, për më tepër, para “El Clasicos”, ku duhet të përballojnë Barcelonën me Lionel Messin.