Marrëveshja po finalizohet, Man City transferon mbrojtësin spanjoll nga Anderlechti - Gazeta Express
string(82) "marreveshja-po-finalizohet-man-city-transferon-mbrojtesin-spanjoll-nga-anderlechti"

Sport

Gazeta Express

09/08/2022 20:43

Marrëveshja po finalizohet, Man City transferon mbrojtësin spanjoll nga Anderlechti

Sport

Gazeta Express

09/08/2022 20:43

Manchester City ka siguruar shërbimet e futbollistit të ri spanjoll, Sergio Gomez.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi anglez po e mbyll marrëveshjen për transferimin e tij nga Anderlechti, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tarifa e transferimit do të jetë mbi 10 milionë euro, teksa tani do të diskutohen detajet e fundit dhe më pas të kompletohet marrëveshja.

Plani i Manchester Cityt ka qenë që ta huazojë Gomezin te Girona në Spanjë, por tani thuhet se “Qytetarët” mund të vendosin për mbajtjen e tij në skuadër.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka qenë te të rinjtë e Espanyolit dhe Barcelonës.

21-vjeçari në vitin 2018 ishte transferuar nga Barcelona U19 te Borussia Dortmundi, teksa nga klubi gjerman ishte huazuar për dy sezone te Huesca.

Sergio Gomez në vitin 2021 iu bashkua Anderlechtit. Ai numëron nëntë paraqitje me Kombëtaren U21 të Spanjës. /Gazeta Express/