Marrëveshja e Prespës është shembull për rajonin


Gazeta Express
14 Maj 2019 10:59

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, bashkë me deputetët Rexhail Ismaili dhe Meri Lazarova, si edhe Sekretaren e përgjithshme Cvetanka Ivanova, realizuan takim me Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë Volfgang Sobotka, me ftesë të të cilit Delegacioni qëndron për vizitë zyrtare në Vjenë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëdhëniet dhe kontaktet ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit austriak janë miqësore si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral.

Kryetari Sobotka e përshëndeti nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe theksoi se, kjo paraqet shembull për të gjitha shtetet në Evropë se si nëpërmjet dialogut zgjidhen mosmarrëveshjet.

Ai shprehu optimizëm se përpjekjet e vazhdueshme për zbatimin e reformave të institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushat kryesore do të njihen dhe se vendet anëtare të BE-së do të marrin vendim për hapjen e negociatave për aderim në qershor të këtij viti. Spikeri Sobotka më tutje siguroi se pala austriake do të bëjë çmos që ti bindë vendet që janë skeptike se ndarja e datës për Republikën e Maqedonisë së Veriut është e domosdoshme.

Kryetari Xhaferi e nënvizoi përcaktimin e përbashkët të partive qeveritare dhe opozitare për mbështetjen e qëllimit strategjik për aderim në BE dhe për anëtarësim në NATO./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart