Marrëveshja afër finalizimit, Vidal këtë javë bëhet me skuadër të re - Gazeta Express
string(67) "marreveshja-afer-finalizimit-vidal-kete-jave-behet-me-skuader-te-re"

Marrëveshja afër finalizimit, Vidal këtë javë bëhet me skuadër të re

Sport

Gazeta Express

04/07/2022 20:12

Arturo Vidal pritet që karrierën ta vazhdojë në elitën e futbollit brazilian.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, mesfushori kilian do të nënshkruajë me Flamengon, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vidal te klubi brazilian thuhet se do të zyrtarizohet këtë javë, duke u larguar kështu nga futbolli evropian.

35-vjeçari do të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë.

Marrëveshje e arritur të shtunën e kaluar është ende në fuqi, teksa tani sipas Romanos, është afër përfundimit.

Para kalimit te Interi në vitin 2020, Vidal ishte pjesë e klubeve të njohura si Barcelona, Bayern Munich, Juventus e Bayer Leverkusen. /Gazeta Express/