Marrëdhënia e Princit Philip e Lady Diana, lidhja e veçantë që i bashkonte - Gazeta Express
string(73) "marredhenia-e-princit-philip-e-lady-diana-lidhja-e-vecante-qe-i-bashkonte"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2021 23:17

Marrëdhënia e Princit Philip e Lady Diana, lidhja e veçantë që i bashkonte

Lajme

Gazeta Express

18/04/2021 23:17

Ajo  kishte magjepsur familjen mbretërore që nga vizita e saj e parë në Balmoral. E adhurueshme, një aristokrate e lindur, Diana Spencer asokohe vetëm 19 vjeçe, kishte gjithçka për t’u bërë gruaja perfekte, që kërkonte Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj për djalin e tyre Charles.

Në moshën 32 vjeçare, ky i fundit më në fund kishte vendosur të martohej dhe e ardhmja e mbretërve u sigurua më në fund.

Lexo Edhe:

“Princi Philip bëri gjithçka  për ta bërë Lady Dianën të ndihej e mirëpritur në gjirin e familjes mbretërore. Madje e bënte edhe të ndihej e lumtur. Ai ishte shumë i lidhur me të”, shkruan Richard Kay, një gazetar për familjen mbretërore në Daily Mail.

Ashtu siç tregojnë edhe letrat e shkëmbyera midis Princit Filip dhe nuses së djalit të tij tregojnë, se Filip dhe Diana kishin një admirim dhe dashuri të ndërsjellë.

Në fakt, të gjitha letrat e Dukës së Edinburgut për Dianën kishin nënshkrimin: “Me gjithë dashurinë time, prej babai“, Diana  gjithmonë i referohej Princit Filip dhe Mbretëreshës si “Baba dhe Mama”.

Dasma e shekullit e festuar më 29 Korrik 1981 kthehet në një makth për Dianën kur ajo zbulon se Charles ka qëndruar afër ish-të dashurës së tij, Camilla.

E fiksuar me rivalen e saj, Diana  shndërrohet në një princeshë të irrituar, të cilën asgjë nuk duket se e qetëson, madje as lindjet e William dhe Harry. Familja, e cila më pas injoroi periudhat e bulimisë dhe anoreksisë së Dianës, dyshoi në depresion pas lindjes.

“Cilado qoftë origjina e fatkeqësisë së saj, Princi Philip kishte shumë simpati për të dhe ishte i vetmi person që e mbështeste” sjell në vëmendje gazetari Richard Kay.