Marquez e fiton Çmimin e Madh të Aragonit, marshon drejt titullit


Gazeta Express
22 Shtator 2019 15:15

Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të Aragonit dhe regjistron suksesin e tij të 8-të sezonal në Moto Grand Prix.

Një fitore e merituar ajo e Marquez në shtëpinë e tij me spanjollin që e dominoi garën nga fillimi deri në fund dhe nuk e vuri asnjëherë në diskutim suksesin.

Podiumi në Aragon u kompletua nga Andrea Dovizioso dhe Jack Miller ndërsa një garë për t’u harruar  Valentino Rossi i cili  nuk ishte asnjëherë në garë për tre vendet e para dhe përfundoi gjithçka në vendin e 8-të.

Me këtë fitore Marquez e thelloi në 98 pikë avantazhin ndaj Doviziosos në klasifikimin e përgjithshëm dhe 5 gara para fundit kur mbeten në total vetëm 125 pikë në lojë, fitimi i titullit kampion është thjeshtë një formalitet për pilotin e Repsol Hondas./SS/

Te fundit


Kthehu lart