Maroku nuk ndërron mendje për Kosovën, s’e njeh pavarësinë


Gazeta Express
21 Mars 2019 23:56

Ambasadori i Marokut në Serbi Mohamed Almin Belhaj ka konfirmuar sot se qëndrimi i vendit të tij lidhur me “integritetin territorial dhe sovranitetin” e Serbisë nuk ka ndryshuar dhe se Maroku do ta përkrahë Serbinë në të gjitha forumet ndërkombëtare.

Përfaqësuesi diplomatik i Marokut në Beograd është takuar me nënkryetarin e Kuvendit të Serbisë Stafan Mladinoviq dhe ata kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, përcjell b92.

Mikpritësi serb e ka falënderuar zyrtarin e Marokut i cili ende s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës si dhe për votimin e vendit të tij kundër pranimit të Kosovës në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë si dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Te fundit


Kthehu lart