Markoviq takon ambasadorin Hysaj: Mbështesim Kosovën në rrugën e integrimeve


Gazeta Express
18 Shtator 2019 17:04

Kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka pritur sot në zyrën e tij, ambasadorin e Republikës së Kosovës ën Podgoricë, Ylber Hysajn.

Kryeministri malazias ka thënë se shteti i tij mbështet Kosovën në rrugën drejt integrimit ne Bashkim Evropian dhe në perspektivën euro-Atlantike.

“Kryeministri ka nënvizuar se është e rëndësishme që Kosova të ketë një perspektivë të qartë Evropiane dhe Euro-Atlantike, dhe se Mali i Zi do ta mbështes në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën për media të qeveris së Malit të Zi, raporton Gazeta Express.

Përveç ambasadorit të Kosovës, Markoviq është takuar edhe me ambasadorin e Bosnje e Hercegovinës, Branimi Jukiq.

Markoviq të njëjtën mbështetje ka dhënë edhe për Bosnje e Hercegovinën.

Ndërkohë kanë biseduar edhe për rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës mes dy shteteve gjë që sipas tij do të ndikonte për lidhje mes shteteve dhe zhvillim më të shpejt të ekonomisë./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart