Marketet po “maskojnë” produktet e Serbisë me flamuj të shteteve tjera


Gazeta Express
31 Mars 2019 17:59

Prej kur është vendosur taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka obliguar të gjitha dyqanet në Kosovë që të vendosin flamuj me origjinën e produkteve, krahas çmimit të tyre. Mirëpo, një gjë të tillë nuk po e bëjnë të gjitha marketet në vend, shkruan Gazeta Express

Raste të mosrepsketimit të vendosjes së flamujve krahas produkteve, janë lajmëruar shumë shpesh nga qytetarët, prej ku është duke u praktikuar kjo gjë.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi të produkteve të firmës “Magi”, e cila prodhohet në Serbi, ndërkaq në tri markete të ndryshme janë vendosur flamuj të ndryshëm për të njëjtat produkte.

Në një market në Prishtinë, përkrah çmimit të supës është vendosur flamuri i Sllovakisë, në një market tjetër ai i Kroacisë, dhe vetëm në njërin prej marketeve është vendosur saktë flamuri i Serbisë, prej nga edhe vjen ky produkt.

Vendimi për vendosjen e flamujve pranë produkteve është marrë më 29 dhjetor të vitit të kaluar, vendimi ky i cili filloi të aplikohet që nga 1 janari i këtij viti.

Ndërkaq MTI’ja ishte zotuar se nëse bëhet shkelje rreth vendosjes së flamujve, shoqëritë tregtare do të gjobiten.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart