Mario dhe Kim, promovojnë linjën e tyre të re të Makeup


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 23:57

Kim Kardashian dhe Mario Dedivanovic kanë promovuar sot linjën e tyre më të re me produktet e makeupit

Të dy, edhe Kim edhe Mario kanë postuar fotografi të ndryshme në faqet e tyre në Instagram ku edhe kanë promovuar grimin e markës KKW X MARIO.

“Këto tone më bëjnë të lumtur! Kremi pjeshkë me një lajner më të errët për të shtuar theksin. KKW X Mario, artisti dhe muza”, ka shkruar Kim Kardashian në faqen e saj.

Në anën tjetër Mario, i cili para disa dite pranoi që është homoseksual, shkruan se është shumë i lumtur për  punën e tij.

Ai ka treguar edhe mënyrën se si duhet ta përdorin këtë grim femrat të cilat e dëshirojnë atë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart