Mario Balotelli s’di të bëjë as shaka, e skuq Dayane Mellon - Gazeta Express
string(57) "mario-balotelli-sdi-te-beje-as-shaka-e-skuq-dayane-mellon"

Gazeta Express

24/10/2020 11:55

Mario Balotelli s’di të bëjë as shaka, e skuq Dayane Mellon

Gazeta Express

24/10/2020 11:55

Mario Balotelli ka krijuar polemika në Big Brother VIP.

Sulmuesi, i cili aktualisht është pa klub pasi prishi kontratën me Brescian, ishte mysafir në program të premten mbrëma.

Lexo Edhe:

Ai ishte atje sepse vëllai i tij biologjik, Enock, është një nga garuesit në shfaqjen Mediaset 5.

Aty ishte edhe Dayane Mello, me të cilën raportohet se ka pasur marrdhënie në të kaluarën. Më pas, gazetari Alfonso Signorini ndërhyri dhe e pyeti atë nëse do ta donte Balotellin në shtëpinë e Big Brother.

Pas përgjigjes pozitive nga ana e saj, Alfonso u kthey nga Balotelli dhe tha: “Mario, e dëgjove? Dayane tha se të do në shtëpinë e Big Brother, të do aty”.

Ai menjëherë u përgjigj: “Eh, ajo më do, por më pas do të thotë ‘ndalo, ndalo… më dhemb’ dhe nisi të qesh ish sulmuesi i Man City, Inter dhe Milan.

Natyrisht, ajo çfarë tha Balotelli ka shkaktuar polemika në Itali dhe është temë e ditës. /Gazeta Express/